PRISHTINE-Pasi u pajis me vizë britanike, kryeministrit i Kosovës Ramush Haradinaj i është dhënë edhe viza nga SHBA. Këtë e konfirmoi sot zëdhënësja e Qeverisë Donjeta Gashi, ndërsa Express raportoi të premten, se ambasada amerikane kishte vendosur ta pajis Haradinajn me vizë, pasi kryeministri u tërhoq nga ideja e shfuqizimit të Gjykatës Speciale.

Por, kjo çështje mori fund pasi i pari i ekzekutivit sot ka marrë vizën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pritet që të udhëtojë së shpejti për të qenë pjesë e Lutjeve të Mëngjesit më 8 shkurt në Uashington. Express, ditë më parë ka raportuar se Ambasada Amerikane i ka lëshuar vizën kryeministrit Haradinaj, vetëm pasi ky i fundit u tërhoq nga ideja e shfuqizimit te Speciales.

Vetë Haradinaj kishte thënë përmes një postimi në Facebook se i ishte nënshtruar të gjitha procedurave të rregullta dhe se po priste vizën, si gjithë qytetarët. “Pres edhe për vizë deri kur të ma japin. I besoj Kosovës! I besoj Amerikës! Jam ende në procedurë për vizë”, kishte shkruar para disa ditëve kryeministri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: