Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për sulmet verbale që mori nga presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, pas reagimit të Haradinajt pas deportimit të gjashtë turqve të kërkuar nga Erdogan.

I pyetur përse ishte ‘i butë’ në reagimin ndaj Erdoganit, Haradinaj tha që nuk përzihet në punët politike të Turqisë dhe që nuk i intereson reagimi i tij.

Një ndër sulmet e mediave të Erdoganit ndaj Haradinajt ishte edhe që kryeministri i Kosovës pi alkool. Për këtë, Haradinaj tha që është e vërtetë dhe që kjo vjen nga tradita e vendit prej nga vjen ai dhe familja e tij.

“Në viset tona miku pritet me gotë. Unë nuk kam ardhur nga Anadolli këtu, jam shqiptar dhe ndoshta këtë Erdogani nuk e di apo nuk na njeh”, tha Haradinaj në Pressing të T7.

Ndër të tjerash, ai tha që fillimisht nuk ka besuar që Erdogan ka reaguar nëatë mënyrë për të, por më vonë e ka kuptuar, por nuk është frikësuar, pavarësisht kërcënimeve të tij.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: