KOSOVË- Në një intervistë në emisionin “Interaktiv” të televizionit “KTV”, kreu i AAK-së, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush  Haradinaj nuk kritikoi asnjë nga deputetët e Kosovës që edhe pas 11 orë debat nuk miratuan një rezolutë, që do vinte si pasojë e arrestimit të tij. Ai është këmbëngulës që Serbia po abuzon në emër të Ligjit. Haradinaj tha se pret që gjatë javës së ardhshme të mbahet seanca në Francë, për të shqyrtuar kërkesat e tjera që ka bërë Serbia kundër tij.

“Është veprim jo ligjor dhe i padrejtë. Ivica Daçiç është hyzmeqar i Millosheviçit, ja ka mbajt çadrën, Vuçiç dhe Nikoliç i kanë ndejt gatitur Sheshelit. Unë s’kam mbajt çadra por i kam mbajt veglat e mija kundër tyre. Njëjtë sa të më ndjekin, as unë kurrë s’do t’i nënshtrohem Serbisë e as shqiptarët nuk do t’i dorëzohen serbëve”, tha ai, duke marr shembull kroatët se si serbëve ua kanë dhënë një shembull të mirë mosnënshtrimi. Nuk kam asgjë me u ndje në faj, është padrejtësi e radhës, kjo më jep motiv edhe më shumë me punu me shqiptarët”, u shpreh Haradinaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: