Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një takim zyrtar më të parin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Thaçi ka bërë të ditur se me Ruçin kanë biseduar për bashkëpunim ndërmjet dy shteteve si dhe përfaqësimin sa më të mirë të shqiptarëve kudo në botë.

Presidenti i Kosovës gjatë këtij takimi i dha dekoratën “Urdhri i Lirisë” kryetarit të Kuvendit shqiptar, Gramoz Ruçi për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

WhatsApp Image 2017-11-06 at 13.12.37

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se kontributi për lirinë e Kosovës nuk i përket asnjë individi.

“Ndjehem shumë i vlerësuar për medaljen e lartë të shtetit të Kosovës. Vlerësimi që më dedikohet dua ta ndaj dhe ua dedikoj të gjithë bashkëatdhetarëve të mi në Shqipëri. Këtë vlerësim do ia përcjell të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Pavarësia e Kosovës ka qenë gjithnjë një ëndërr e të gjithë shqiptarëve,” u shpreh Ruçi

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: