TIRANË- Krijimi i mundësisë për të bërë të lundrueshëm lumin e Bunës, si dhe thellimi i porteve kryesore të vendit,janë disa nga investimet ku kërkon të fokusohet qeveria shqiptare. Gjatë një takimi që ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, zhvilloi me ambasadoren e Indisë për Shqipërinë, Riva Gaunguly Das; u dikutua mundësia e realizimit të këtyre investimeve.

Ministri Haxhinasto u shpreh se mirëpritet një shtim të prezencës së kompanive indiane. Ai u ndal tek nevoja për të përfunduar marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Indisë për Transportin Detar.

Ministri kërkoi realizimin e një projekti në infrastrukturën portuale nga granti i Programit Teknik të Bashkëpunimit Ekonomik Indian (ITEC).

Haxhinasto theksoi se India mund të ofrojë asistencën e saj për Shqipërinë për thellimin e Porteve të Durrësit, Vlorës e Shëngjinit.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb