Ka përfunduar protesta e sotme në Tiranë, pas marshimit të qytetarëve në rrugët e kryeqytetit.

Protestuesit, të cilët u mblodhën para Kryeministrisë, pas përfundimit të fjalimeve nisën marshimin në rrugët e Tiranës, duke vijuar me thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje si “Rama në burg”, “Arrestoni Ramën” dhe “Dorëheqje”, ndërsa protestuesit mbanin pankarta me mesazhe kundër qeverisë.

Në përfundim të tubimit, qytetarët paralajmëruan se protesta do të vijojë edhe ditën e nesërme, me thirrjen “Nesër më shumë”, një mesazh që është përsëritur edhe në mbyllje të protestës së një dite më parë.

Protesta e sotme vjen pas disa javësh tubimesh të përditshme në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe kanë paralajmëruar vijimin e qëndresës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb