Aktivisti Edison Lika, i ftuar në News24 foli për protestat qytetare kundër qeverisë dhe aktualitetin politik.
Lika u shpreh se Rama do ngelet vetëm në fund. Paralajmëroi se SPAK do godasë Ballukun dhe Ballën në fund të tetorit, duke i pastruar nga skena politike.
Aktivisti theksoi se kësaj qeverie do i vijë fundi shumë shpejt.
“Ne jemi tashmë në protestë dhe kemi konsistencë. Ne jemi në një maratonë dhe jam i bindur se do e rrëzojmë Ramën nga pushteti.
Protesta ishte arsyeja e hetimeve ndaj Ballukut dhe gjithë atyre hetimeve të skandaleve të fundit. Rrëzimi i qeverisë nuk ka një ditë, por ne po e shkelmojmë këtë regjim përditë. Siç duket, regjimit po i vjen fundi.
Për mua, në fund të tetorit do jetë fundi i Ballukut dhe Taulant Ballës nga hetimet e SPAK. Rama do ngelet i vetëm e do shkojë drejt fundit të tij politik pashmangshmërisht”, tha Lika.
