Situata te Borusia e Dortmundit nuk është aspak e qetë. Përveç rezultateve jo të mira që ka marrë ekipi, një ngjarje tjetër e pakëndshme ka ndodhur për trajneri Piter Stoeger.

9 prej lojtarëve të klubit verdhezi janë helmuar në Spanjë, teksa kryenin fazën përgatitore, nga konsumimi i mishit të qebapit.

Sapo kanë mbërritur në tokën gjermane, Buriki, Bartra, Toprak, Pulisiç, Vaidenfeler, Shyrle, Larsen, Shahin e Reiman shfaqën probleme helmimi dhe shkuan menjëherë në klinikën mjekësore të klubit. Nga hetimi i kryer brenda klubit, u arrit në konkluzionin se mishi mund të ketë qenë i helmuar.
Burimi:http://www.panorama.com.al/sport/hengren-qebap-9-futbolliste-helmohen-teksa-ishin-ne-faze-pergatitore/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: