FRANCE- Presidenti i Francës, François Hollande flet për zhvillimin e kampionatit evropian në Francë dhe premton se ai do të jetë një sukses pavarësisht se kërcënimeve terroriste.
“Kërcënimi terrorist nuk do ta ndalojë Kampionatin. EURO 2016 do jetë një sukses”,- ka deklaruar ai.
Hollande garantoi se për mbarëvajtjen e ndeshjeve, janë angazhuar 90.000 forca sigurie
“Ndeshjet që do të zhvillohen do të jenë të sigurta”,- tha ai.
(ma.ar/BalkanWeb)