SHBA- Mijëra njerëz kanë nderuar 49 personat që humbën jetën në Pulse Club, në Orlando, duke vendosur lule dhe mesazhe dashurie për ta. Të mbledhur në sheshin më të madh të Orlandos, ata bënë thirrje për unitet përtej feve, racave dhe orientimeve seksuale.

Homazhe janë mbajtur edhe në mbarë botën për viktimat e sulmit të së dielës në klubin e natës.

Qytetarët demonstruan dhimbje dhe solidaritet, duke përcjellë mesazhin e unitetit përtej feve, racave dhe orientimeve seksuale.

Tubime të ngjashme janë mbajtur në disa vende të botës, përfshirë këtu Francën, Australinë, Britaninë, Gjermaninë dhe Italinë.

Sulmi në klubin e natës “Pulse”, për homoseksualët, la 49 të vdekur dhe disa dhjetëra të tjerë të plagosur.

Autoritetet amerikane deklaruan se, autori i masakrës Omar Mateen kishte deklaruar besnikëri ndaj Shtetit Islamik para sulmit, por vetë presidenti Obama në orët e fundit e ka hedhur poshtë pistën e terrorizmit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: