Dashi
Çdo herë që lexoni në gazeta apo dëgjoni në televizion lajme të kronikës së zezë, ju kap pesimizmi. E vetmja zgjidhje është që për pak kohë të shkëputeni totalisht nga aktualiteti mediatik. Sidomos nëse njerëzit që keni pranë ju kritikojnë për këtë mënyrën tuaj të të sjellit.

Demi
Sa herë që jeni disi më të qetë nga ana sentimentale, ankthi se çfarë do të ndodhi në të ardhmen ndikon negativisht dhe në të tashmen. Ketë situatë nuk e meriton partneri juaj. Mendoni si do të ndiheshit ju nëse ai do ju linte të prisnit diçka pa një sqarim ekzakt.

Binjakët
Nëse nuk keni impenjime pune sot, përpiquni të qëndroni pranë familjes suaj ose miqve, të cilët për shkak të punës impenjative keni kohë pa I takuar. Ndonjëherë duhet të lini mënjanë punën dhe të qëndruar pranë njerëzve që ju duan. Kështu do jeni dhe më i lumtur.

Gaforrja
Duhet të reflektoni me kujdes sot ju që jeni në një lidhje dhe të merrni disa vendime me rëndësi. Nuk duhet humbur më kohë. Në planin financiar do përkujdeseni mjaft dhe situata nuk do ketë as tronditjen më të vogël.

Luani
Gjatë kësaj dite të bekuar nga yjet gjithçka do shkojë më së miri. Do merrni kurajo, do komunikoni më ngrohët dhe do e shfrytëzoni deri në maksimum çdo mundësi. Disa projekte do ju sjellin më shumë të ardhura. Qëndrojini sa më besnikë partnerit tuaj gjatë kësaj, sepse edhe ai ka nevojë për vëmendjen tuaj.

Virgjëresha
Ditë shumë e qetë kjo e sotmja. Për gjithë ata që janë në një lidhje, mund të ketë disa keqkuptime. Në planin financiar do jeni me shumë fat dhe do kryeni të gjitha shpenzimet e domosdoshme. Gjithçka do ju shkojë ashtu si e kishit ëndërruar.

Peshorja
Ditë goxha e gëzueshme do jetë kjo e sotmja. Do kaloni çaste fantastike dhe do ndiheni të bekuar nga njerëzit që ju rrethojnë. Në planin financiar do përballeni me surpriza të këqija dhe nuk do dini çfarë të bëni. Kërkoni sa më parë ndihmë nga të afërmit.

Akrepi
Ata që kanë pasur zënka me familjarët apo miqtë kohët e fundit do pajtohen gjatë kësaj dite dhe në mbrëmje do kalojnë momente të bukura. Mos harroni se sa të rëndësishëm janë për ju këta njerëz, mos e teproni me fjalët por besoni në bardhësinë dhe sinqeritetin e tyre.

Shigjetari
Jeta sentimentale do jetë prioritet për ata që janë në çift. Do i lini mënjanë të gjitha problemet që keni kaluar dhe do bëni të pamundurën të riktheni harmoninë.

Bricjapi
Do tregoni besnikëri në disa sfida. Kjo do e ngrejë lart reputacionin tuaj si në punë ashtu edhe në shoqëri. Në mbrëmje mund të keni një surprizë të këndshme nga partneri.

Ujori
Vështirësitë në jetën tuaj në çift do jetë të shumta gjatë kësaj dite. Mundohuni të tregoheni paksa më të kuptueshëm sepse përndryshe lidhjes suaj mund t’i vijë fundi.

Peshqit
Kjo është periudha ideale për të filluar një romancë të re. Në qoftë se nuk keni partner, mund të njihni njeriun e jetës veçanërisht prej një eksperience udhëtimi ose studimi. Në qoftë se keni një partner duhet të fokusoheni tek shijimi i kohës së bashku.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb