DASHI
Ju keni qenë duke e munduar veten shumë gjatë ditëve të fundit dhe mund të ndjeni një lodhje mjaf të madhe . Megjithatë, mendja juaj është ende aktive, dhe ju mund të gjeni qetësi përmes librave, televisionit, apo leksionet e disa lloj. Mundohuni të gjeni dicka emocionuese për tu argëtuar. Ajo mund tu krijojë një shkëputje nga realiteti.

DEMI
Do zgjoheni pas një nate të bukur me shumë ëndrra shumë të çuditshme por të bukura. Mundohuni ti kujtoni pasi kanë një domethënie për ju .Do ju vijnë në ndihmë për një plan në lidhje me ekonominë tuaj dhe me realitetin pasi keni kohë që nuk po gjeni një zgjidhje. Marrë parasysh të gjitha aspektet e planit tuaj, ajo mund të jetë e realizueshme, por jo në mënyrat që ju mendoni tani.

BINJAKËT
Sot mendja juaj mund të jetë në romancë. Nëse ju jeni i martuar, do të ndenjit deshirën për të ndenjur me partnerin tuaj. Nëse jeni në një lidhje marrëdhënia mund të shkojë në nivel më të mirë . Nëse ju nuk jeni të përfshirë në një lidhje , e jeni në pritj për të takuar dike momente emocionuese ju presin. Ndjenja të ngrohta dhe intimitet mund të mbushë zemrën tuaj. Shih dhe pranoje partnerin tuaj si ai ose ajo është.

GAFORJA
Ju mund të ndjeheni të ndikuar nga moti sot, por mendërisht ju jeni duke fluturuar me mendjen tuaj. Ide mund tu turbullojne kokën tuaj, ju futur ne mendime e duke fantazuar për tu vënë në sprovë kreativitetin tuaj. Kjo është një ditë për ti kushtuar rëndësi leximit apo per te pare dokumentare per te zgjeruar intelektin tuaj. Çfarëdo që ju të mësoni mund të jetë e nevojshme për në praktikë nesër.

LUANI
Sot ju mund të zgjeroni njohuritë tuaja për artin. Ju mund të vendosni të shkoni në ndonjë galeri për të marrë pjesë në një koncert ose të merni ndonjë informacion më shumë. Një mik mund të ju shoqërojë. Kushtojini një ditë artit. Libra antike, apo objekte të tjera të bukura mund të jenë veçanërisht tërheqës . Përpiquni të shmangni qëndrat tregëtare sot.

VIRGJËRESHA
Ju presin një takim grupi apo ngjarje të tjera sociale. Të ftuarit tuaj mund të jenë artistë ose me prirje apo shpirt artisti. Mbrëmja duhet të jetë një sukses social dhe një përvojë frymëzuese. Para se të vijnë, sigurohuni që çdo gjë është në vend për të kaluar një mbrëmje të gjatë e plot kreativitet.

PESHORJA
Nëse keni menduar në lidhje me shkrimin, kjo është dita për të filluar të shkruani . Mëndja juaj është veçanërisht e mprehtë dhe imagjinata mjaft e pasur me mendime . Zhvillimet e pazakontë, kryesisht pozitive, mund të zhvillohen në lagjen tuaj. Ju nuk mund të dini saktësisht se çfarë po ndodh, dhe shumë thashetheme të pabazuara do të mund të qarkullojnë. Rezervoni çdo mendim deri sa ju te dini të vërtetën per nje shkrim sa më real.

AKREPI
Çështja rreth parave vazhdon të shkoje mirë, edhe pse ju nuk ndjeheni të sigurt rreth tyre siç duhet. Një talenti juaj lidhur me teknologjinë, mund të dalë në dritë ose ju do keni deshirën e mirë për ti kushtuar rëndësi asaj pune. Ju mund të dëshironi për të shqyrtuar mundësine e të bëni një pjesë të shpenzimeve për të.

SHIGJETARI
Sot ju duhet të ndiheni veçanërisht idealistë, imagjinarë, intuitivë, dhe të prirur shpirtërisht. Ju perfshin një atmosferë tjetër që tërheq më shumë vëmendje, si shikimet e admiruara apo gjeste të ndryshme . Çështja e dashurisë është si një atmosferë përralle. Shijojeni atë para se të ktheheni në normalitet.

BRICJAPI
Ju jeni duke ecuar me kokën tuaj në një mjegull imagjinare romantike, shpirtërore. Çdo gjë mund të duket e përkryer dhe e mrekullueshme , ndoshta shumë e mrekullueshme të jetë e vërtetë. Duke naviguar ndoshta në kompjuterin tuaj një pjesë të mirë të kohës do vazhdoni të jeni ende në vënde të mrekullueshme.

UJORI
Një ditë e mbushur plot me energji për tu dedikuar totalisht miqve tuaj. Ju do të takoni një mik të vjetër por mund ta kuptoni që mund të jetë një partner ideal për ju . Ju papritmas mund të jeni i bindur që ju keni miqtë më të mrekullueshëm në botë. Një pikëpamje e tillë mund të jetë e mirë për aq kohë sa ju nuk do të filloni të mendoni se jo të gjithë janë të përsosur.

PESHQIT
Jeni duke ecuar mjaft mirë në punën tuaj. Mos u trembni nga orët e tepërta që ju duhet të punoni për të përfunduar projektet tuaja. Jeni në rrugën e duhur për të avancuar në suksesin tuaj. Endrrat nuk realizohen vetë por nëpërmjet punës duke i bërë realitet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb