Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Hyri me makinë mes turmës në Nju Jork, agresori: Dëgjoj zëra në kokë, duhet të më vrisnit

Një person i cili ngriti në këmbë qytetin e Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ditën e djeshme duke u futur mes turmës së njerëzve me makinën në sheshin e njohur “Times Square” ka dhënë disa deklarata shokuese në polici.

Autori i vrasjes së një adoleshenteje dhe plagosjes së 22 personave të tjerë, tha se “vazhdimisht dëgjonte zëra që i flisnin në kokë”. 26-vjeçari Richard Rojas, një veteran i marinës amerikane që ishte arrestuar edhe më parë për ngarje të makinës në gjendje të dehur, ndodhet tashmë në paraburgim në pritje të dënimi.

Ai gjithashtu tha se “priste që të vdiste nga ky atentat që bëri,” shkruan BBC. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, pasi u arrestua 26-vjeçari tha: “Ju duhet të më qëllonit për vdekje, sepse unë doja t’i vrisja njerëzit”.

(e.f/BalkanWeb)


Komente ( 6 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .