Qumështi i bletës  i quajtur ndryshe xhelatina mbretërore është një lëng i bardhë me vlera të larta ushqyese, që del nga gjendrat e faringut, nga koka e bletave të vogla punëtore për ushqyerjen e larvave punëtore, meshkujve në fazën e parë dhe larvave të mbretëreshës.

Vetitë kuruese 

Aktivizon gjëndrat seksuale, shton nivelin e hormonit të shtatzanisë “Progesterone” dhe të hormonit mashkullor “Testosterone”, forcon sistemin riproduktiv duke shtuar pjellprinë (mundësinë për të lindur fëmijë).

Është i dobishëm për kurimin e zmadhimit dhe infeksionit të prostatit, përmirëson funksionet e mëlçisë dhe veshkave dhe shton përqindjen e albuminës dhe glukogjenit në mëlçi. Ka rëndësi të veçantë në kurimin e infeksionit viral të mëlçisë. Gjithashtu normalizon nivelin e kolesterolit dhe yndyrave të trefishta në gjak, rrit prodhimin e rruazave të kuqe dhe të bardha të gjakut dhe rrit numrin e pllakave të gjakut, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në mpiksjen e gjakut kur pritesh apo plagosesh. Hap oreksin dhe vepron në ngritjen e peshës së trupit, duke u konsideruar si: “Ushqimi gjigand”.

Rifreskon memorien dhe fuqizon organizmin në përgjithësi.

 (BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb