Partizani lau duart shumë më shpejt sa ç’pritej me Kupat Europiane, por në thelb kjo nuk ishte gjithçka. Të kuqtë në dy takimet që humbën me bullgarët e Botev Plovdiv, 1-3 në Tiranë dhe 1-0 në Burgas, vetëm sa arritën të gërvishtin kundërshatrin, por në asnjë moment nuk i bënë keq.

Të këtij mendimi janë edhe futbollistët e Botev të cilët në intervistën pas ndeshjesh në thelb janë shprehur se përballë kishin një kundërshtar të një cilësie që linte për të dëshiruar.

Baltanov
baltanov-470x259
“Ndeshjen e parë e morëm shumë seriozisht dhe arritëm një fitore të bukur. Sot gjithashtu shënuam një gol të shpejtë dhe më pas patëm mundësinë të kursenim forcat. Kemi një kalendar të ngjeshur përpara teksa fillon dhe kampionati, ndaj na duhen sa më shumë energji. Nuk e lamë kundërshtarin të na rrezikonte aspak.”

Nedelev
nedelev-470x259
“Ishte me rëndësi të kalonim turin. I menaxhuam shumë mirë të dyja ndeshjet. Shpresoj që të arrijmë deri në grupe edhe pse nuk është aspak e lehtë. Tre golat në ndeshjen e parë na dhanë qetësi por as sot nuk e nënvlerësuam Partizanin. I dominuam totalisht në 180 minuta. Patëm një kontroll mjaft të mirë të topit dhe ata vetëm në ndiqnin në fushë.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb