Gjykata për Krimet e Rënda shtyu për të dytën herë radhazi brenda pak ditësh procesin gjyqësor në ngarkim të David Qoses, i akuzuar për vrasjen e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, Ardian Kodra në gusht 2016 në Torovicë të Lezhës.

Në seancën e sotme do të paraqitej ekspertiza psiko-ligjore për Qosen. Ekspertët që kanë përpiluar akt-ekspertimin ishin të pranishëm në salle, por mungonte avokati i Qoses. Në këto kushte seanca është shtyrë.

Në varësi të rezultatit te akt-ekspertimit psikik të David Qosjes, do të varet dhe dënimi që ai do të marrë, shkruan AbcNews. Konkretisht Qosja mund t’i shpëtojë burgut të përjetshëm nëse nga ekspertiza psikike vërtetohet paaftësia e tij mendore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: