TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu ka dhënë fund sot të gjitha aludimeve dhe dyshimeve për një largim të mundshëm të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj pas akuzave të PD-së për të dhe të vëllain, duke konfirmuar qëndrimin e tij.

Por duket se kjo gjë nuk ka kaluar pa një falënderim nga ana e ministrit Xhafaj për kolegët e tij. Gazetarja Marsela Karapanço duke iu referuar burimeve brenda grupit parlamentar socialist raportoi për “BalkanWeb” se në përfundim të mbledhjes, Xhafaj ka falënderuar një më një deputetët e PS.

“Ju shpreh falënderimin tim dhe mirënjohjen time për suportin që më keni dhënë”, mësohet t’iu ketë thënë Xhafaj deputetëve socialist para se të linte Kryesinë e Kuvendit. Sot kryeministri Edi Rama i hoqi të gjitha përgjegjësitë ministrit të Brendshëm në lidhje me dënimin e vëllait të tij Agron Xhafaj në Itali. Ndërsa për sa i përket audio-përgjimit të publikuar nga PD, Rama tha se nuk është autentik por një mashtrim i publikut.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: