LONDER- Një nënë pretendon se djali i saj i zhdukur vitin e kaluar, është parë në “foton” e një çifti, gjatë ndeshjes së Chelsea- Fiorentina në Londër.

Lesley Edwards është në kërkim të djalit të saj Jon Anderson Edwars, që nga shtatori i vitit të kaluar, kur ai është zhdukur pa lënë gjurmë, në Lagos të Portugalisë.

31-vjeçari nuk kishte shkuar si çdo ditë në restorantin ku punonte si kuzhinier, ndërsa në banesën e tij janë gjetur të gjitha gjërat personale, përfshirë edhe pasaporta.

Disa ditë para zhdukjes, djali nga Arobathi i Skocisë, kishte pësuar një lëndim në kokë, por pa pasoja për jetën.

“Nëse nuk është djali im, atëherë duhet të jetë kopja e tij e përsosur”, ka thënë Edwrds, lidhur me personin që shihet në masën e njerëzve.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: