Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic mohoi akuzat se ndërhyri me qëllim për të goditur mbrojtësin e Everton-it Seamus Coleman në ndeshjen e cila përfundoi në barazim 1-1 në Goodison Park.

Suedezi shënoi në fillim për “Djajtë të Kuq” por nuk mundi t’i jepte fitoren ekipit të Mourinho-s.

Ibra u bë protagonist edhe për ndërhyrjen e ashpër ndaj kundërshtarit, megjithatë ai nuk la pa komentuar ngjarjen.

“Futbolli është një sport fizik, luhet fort. Sot thanë se isha unë ai që e godita kundërshtarin me qëllim, por ishte një duel i barabartë 50/50. Më besoni, di se si ta qëlloj dikë në kokë, që ta lë pa ndjenja. Kaq mund të them,”  u shpreh sulmuesi shtatlartë për MUTV.

 

https://www.youtube.com/watch?v=8QANr2u-gU4

 

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: