Në Itali nuk kanë asnjë dyshim, Antonio Conte do të jetë trajneri i ri i Milanit, do të jetë ai pasuesi i Piolit në shtëpinë e “djallit”. Pavarësisht insistimit të Napolit, tekniku puliez ka vendosur, ka pranuar propozimin e bërë nga Ibra. Fakt është gjithashtu që një rol përcaktues mbi këtë vendim ka pasur pikërisht Ibra, ka qenë ish sulmuesi që ka udhëhequr këto negociata duke bindur Conten të ulët në stolin kuqezi.

Conte Pioli
Conte Pioli

Sigurisht ka edhe shumë detaje që palët duhet të zgjidhin që nga paga e Contes, të gjithë e dinë që ish trajneri i Inter ka pretendime të larta, për të vijuar më pas te stafi i tij dhe deri tek roli i Contes brenda ekipit. Ibra i ofron pushtet absolut, madje duke dalë edhe kundër stafit drejtues të cilët kanë një ide tjetër në lidhje me post Pioli, preferojnë më shumë një trajner të ri si Thiago Motta.

Antonio Conte
Antonio Conte

Duke u rikthyer te Conte, tekniku “azzurr” kërkon që të jetë ai i cili do të vendos se kush do të largohet dhe kush do të qëndrojë në Milanello, por për këtë pjesë ka ende kohë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb