SHBA – Pas thashethemeve vjen realiteti, Instagram sjell albumin e fotove, duke u bërë i ngjashëm me Facebook, pronarin e tij. Kështu, përdoruesit e këtij aplikacioni nuk do të jenë më të detyruar të zgjedhin një foto për të postuar por deri në 10 foto dhe video.

instagram-large_trans_NvBQzQNjv4BqQ1DnH8FC6LlximcP2Qjj30t7YuUp25_xJDEBvivbYfQ
Pamjet mund të modifikuar gjithsesi, me filtra, tek për tek, ndërsa diçitura do të jetë një për të gjitha foto. Për momentin formati do të jetë vetëm kuadrat.

Vendosja e fotove si album do të përditësohet në aplikacion në javët e ardhshme për versionin 10.9 të iOS dhe për smartphone Android. Kjo lëvizje e afron Instagramin me ‘formatin’ e Facebook, që e ka tashmë si mundësi krijimin e albumit fotografik.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: