Nga: Enida HIMAJ

Edhe pse mendon se nuk është mjaftueshëm e famshme, mund të themi që Françeska është ndër personazhet më të dashura për publikun. Vajza që u bë e njohur nga “Big Brother” ka ditur ta shtojë famën, por edhe të jetë bujare me ndjekësit e shumtë që ka. Fotot seksi dhe plot sharm janë shndërruar tashmë në të preferuarit e saj. Në intervistën dhënë për suplementin “Bluetooth” të ‘Gazeta Shqiptare’, Françeska rrëfen se nuk ka asnjë kompleks para aparatit, edhe pse kurrë nuk do të pozonte nudo. Ka hequr dorë nga lajmet për jetën e saj private, duke qenë se shpeshherë thashethemet e kanë lënduar. Më tej ajo ndan me lexuesit tanë edhe mashkullin ideal.
wwwwwww76-1

20271759_664400960425398_228913461_n

20289715_664400957092065_1583343379_n

eeeee

fr
Si ka nisur vera për Fançeskën?
Vera ka nisur plot me angazhime, sapo përfundova studimet dhe pres të diplomohem.

Duket se e ke bërë edhe më të nxehtë këtë verë, si ndjehet Françeska para aparatit fotografik?
Ndjehem tepër e lirë, ndjehem e lumtur, sepse aparati dhe fotografitë janë pasioni im dhe një ndër gjërat që di të bëj më së miri.

A të kompleksojnë fotot sensuale?
Jo, absolutisht nuk më kompleksojnë, pasi setet që unë bëj janë të ndryshme dhe sezoni në të cilin jemi e bën të detyrueshme të jenë pak a shumë sensuale….

Do të pozoje nudo?

Jo, nuk do të pozoja.

Duket se i keni prekur majat në Shqipëri, a do tentoni karrierë jashtë?
Nuk do thosha kam prekur majat, sepse e mira s’ka fund dhe ‘photoshooting’, siç e kam shpjeguar shpeshherë, është diçka që unë e bëj më tepër për hobi. Nuk e mendoj si profesion, jam tepër e kënaqur me jetën këtu në Shqipëri dhe s’do largohesha për asgjë në botë.

Keni marrë ftesë për të qenë pjesë e pasarelave jashtë Shqipërie?
Po, ftesat kanë qenë të ndryshme, sidomos kam pasur oferta për të qenë imazh i produkteve të njohura kombëtare dhe ndërkombëtare, për ‘make up’, apo veshje por që jam ende duke i shqyrtuar…
Jeni një nga personazhet me mediatike në vendin tonë, çfarë mendoni se ju ka bërë kaq të famshme?
Kaq e famshme? Të them të drejtën, unë jetoj jetën si çdo njeri i thjeshtë, i njohur apo i panjohur, shoqëria ime përbehet nga moshatarë të mitë, njerëz që s’janë pjesë e “showbiz”-it. Shumë herë nuk e mendoj që duhet të lyhem rregullohem për të dalë dhe them hë se kush më njeh, jam tip pa komplekse dhe ndoshta fakti që kam qenë imazh, kam reklamuar veshje, fotot që falë mikut dhe fotografit të njohur, Juxhin Kurtit gjithmonë kanë qenë të pëlqyer nga njerëzit, por gjithashtu edhe pjesëmarrja në “Big Brother” më ka ndihmuar që të jem e famshme.

Si reagon Françeska ndaj thashethemeve?
Thashethemet mundohem të mos i dëgjoj, sepse kam një parim në jetë, njerëzit janë të lirë të mendojnë dhe thonë çfarë të duan, sepse përderisa jam personazh publik, është e drejta e tyre të më komentojnë, por ka dhe raste që më mërzisin, pasi jo çdo koment është i lidhur vetëm me pjesën e të qenurit personazh publik, por zakonisht nuk më mërzisin, kanë qenë të shumta kohët e fundit.

Thashethemi më i shëmtuar që keni dëgjuar për veten?
Thashethemi më i shëmtuar, pasi unë kisha kohë që nuk shfaqesha më në televizion, kanë qenë komentet “ua ka bërë buzët, ka bërë mollëzat botox. Unë jam vetëm 22 vjeçe, në moshën më të bukur dhe s’mendoj se kam nevojë për këto gjëra ende. I vetmi operacion që kam bërë ka qenë ai i hundës, të cilin e kam pranuar publikisht dhe s’jam penduar dhe kam ndihmuar shumë njerëz që kanë pasur komplekse me veten.

Një femër e bukur…, a ka mashkull që s’të ngacmon?
(Qesh), mashkull që s’më ngacmon… Jam tip shumë e rezervuar në shoqëri, mjaftohem dhe jam shumë e kënaqur me ata pjesëtar të paktë që bëjnë pjesë në shoqërinë time dhe s’jam e hapur shumë ndaj njohjeve të reja, kështu që nuk e di këtë përgjigje.

Si është jeta private e Françeskës?
Jetën private, për herë të parë do ta mbaj private. Gjithmonë kam qenë tepër e komentuar në këtë pjesë, saqë ditët e sotme nuk mund të hedh një foto me një shok klase, apo qoftë një kushëri, sepse e di që të nesërmen do jetë lajm, “i dashuri i ri i Françeskës”, ndaj dëshiroj të jem tepër e rezervuar, sepse portalet dashje pa dashje me lajmet ‘fake’ janë ato që të prishin imazhin.

Çfarë duhet të ketë një mashkull që të tërheqë vëmendjen tënde?
Të jetë njeri me ide të qarta për jetën, i komunikueshëm dhe gjithashtu një shpirt të pastër. Unë jam tipi që s’më tërheqin njerëzit në impakt të parë, pasi vetë vuaj nga kjo pjesë. Dëshiroj që njerëzit t’i njoh nga brenda, jo nga jashtë.

Një partner të famshëm, a e keni menduar ndonjëherë?
Jo, nuk e kam menduar. Jam pak natyrë xheloze.

Françeska edhe si “bizneswomen” së shpejti, çfarë biznesi po hapni?
Po mendoj që jam në momentin që duhet të hap një biznes si fitimprurës, ashtu edhe diçka për të kaluar kohën, pasi pas studimeve dhe shkollës, më ka ngelur shumë kohë e lirë. Pasioni im janë udhëtimet dhe eksperiencat i kam të shumta dhe mendoj që këto eksperienca t’ua ofroj klientëve të mi, kështu që biznesi im do jetë një agjenci turistike. Nuk e kam vendosur ende, pasi këto kohë përveç biznesit, jam duke u marrë me temën e diplomimit por gjithashtu dhe me fotot, që kryesisht i kam bërë në jug dhe e kam shfrytëzuar pak a shumë edhe për pushime, por që nga fillimi gushtit do t’i përkushtoj pak kohë vetes thjesht për pushim, por edhe për të servirur disa foto të bukura, nuk bëj dot pa to./GSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: