Partia Demokratike denoncoi dje kërcënimin me armë që i është bërë zyrtarit të saj, kryetar i grupit të punës për organizimin e PD, Florian Xhuti.
Enkelejd-Alibeja-Florian-Xhuti-640x427-770x433
Ngjarja e rëndë ka ndodhur, pasi ai po kthehej i vetëm në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj nga një takim me strukturat e partisë në Tepelenë. Z.Xhuti tregon për “Gazeta shqiptare” minutat e terrorit me pistoletë me kokë, mospërgjigjja e policisë deri në denoncimin e bërë në komisariatin e Fierit dhe biseda me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe deputetin e qarkut të Gjirokastrës, Tritan Shehu.

Z.Xhuti, PD-ja denoncoi kërcënimin që u është bërë juve nga dy persona, duke ju drejtuar pistoletën në kokë, por çfarë ka ndodhur realisht mesnatën e së enjtes?
Po kthehesha nga një takim me strukturat e PD-së në Tepelenë. Pas mbledhjes po udhëtoja i vetëm me mjetin tim në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj. Ishte ora 10 e natës dhe po kthehesha në shtëpi. Përbri meje ecte një makina që kishte dy persona brenda. Ndaloi para meje dhe njëri prej tyre zbriti nga makina, ndërsa tjetri qëndroi brenda.

I njihnit personat?
Jo, nuk i kisha parë asnjëherë dhe nuk munda t’i identifikoj.

Çfarë ndodhi më pas?
Njëri prej tyre më bëri me shenjë që të hapja rrugën dhe pasi më zunë rrugën, mu afrua dhe më tha të ulja xhamin. Donin të më zbrisnin nga makina. Më pyeti si e ke emrin…? Ia thashë emrin pa menduar se çfarë do të ndodhte më pas dhe kur iu përgjigja më tha: ‘Po ti vjen dhe na shan në shtëpinë tonë’… Pasi këtij momenti ai nxori pistoletën dhe ma vuri në kokë duke më thënë: ‘Mor shkër…’ dhe më kërcënoi që mos të kthehesha më në Tepelenë për të sharë qeverinë. Në këtë moment zbriti edhe personi tjetër dhe u afrua tek unë, por atë çast përballë erdhi një makinë tjetër dhe dritat e ndezura binin direkt mbi personin që po më kërcënonte.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare: http://www.gsh.al/2018/04/24/florion-xhuti-minutat-e-terrorit-pistolete-mbi-koke/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: