Ish-deputeti Eduard Ndocaj, në një lidhje LIVE ditën e sotme nga Facebook-u i tij, ka komentuar sot gjuhën e kryeministrit Edi Rama dje në mbledhjen parlamentare. Në mënyrë të përsëritur dje Rama përdori fjalët greke “qirje” dhe “palikari”, dhe disa politikanë reaguan kundër fjalorit të tij.

“Po ndiqja parlamentin dhe me të thënë të drejtën tani është bërë parlament me i vu atë pullën e kuqe, pavarësisht se kryeministri e ka pasur gjithmonë ves. Dje po fliste greqisht, dhe i thoshte Dules Palikari. Ishte e fortë ajo batuta e Salianjit që tha se na ka mbet kryeministri me Palikarin në gojë. Eshte e vertete, por nuk i shkon kjo fjalë Ramës, për këtë ka ministren e Mbrojtjes, Xhaçkës i shkon të thatë Palikari, sepse ka marrë ministrinë më të fortë. Asaj i shkon ta thotë si frazë.

Pastaj filloi me Saliun, Qirje Saliu. Atij i është më i dhanë dorën, jo me i thanë fraza të tilla. Por gjithsesi Palikari nuk eshte Dulja ta harroje kryeministri, me Saliun mos u merr me i thene Qirje Saliu, ke polot aty, ke qirjo Bushati, qirjo Cucin, e ke plote me qirjo kabinetin tënd.

Disa gazeta shkruanin se është çmendur kryeministri, s’eshte e vertete, por nuk është çmendur jo. Ai do të largojë vëmendjen duke fol keto idiotesia nga çështja Tahiri, nga problemnet qe e kane rrethu dhe fillon e fol idiotesira ne parlament,” tha Ndocaj në lidhjen LIVE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb