Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Ish- deputetja e PD i përgjigjet Berishës: Ju tregoj gabimin e vetëm të Sokol Olldashit

mesila doda

TIRANE– Ish deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda i është përgjigjur deklaratës së ish kryeministrit Sali Berisha për garën për kreun e PD si dhe përmendjen e emrit të ish ministrit të ndjerë, Sokol Olldashi. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Doda thotë se gabimi i Sokol Olldashit ishte vetëm një, që besoi se gara ne partine e tij do ishte e ndershme dhe e paanshme.

Statusi i Mesila Dodës:
Gabimi i Sokol Olldashit ishte vetem nje. Besoi se gara ne partine e tij do ishte e ndershme dhe e paanshme. Gara e dikurshme ishte thelbesisht e manipuluar dhe e njeanshme, deri ne telefonata personale tek kryetaret e antaret e PD dhe per fat te keq vazhdon te jete e njeanshme edhe sot…
Nuk di ç’vlere ka tani ky debat???? Tani çfaredo te thuhet apo te perpiqet te zbukurohet eshte e pamundur… e verteta eshte para syve te te gjitheve. Paaftesia dhe egoizmi kane zene vend ne krye e nuk shkulen me.

Deklarata e Berishes per Olldashin
Sokol Olldashi ka qenë një nga njerëzit më të zgjuar në drejtimin e PD. I ndjeri bëri një gabim të madh që më çuditi. Unë kam strukturat tha, ky (Basha) tha unë kam anëtarësinë.

Mirëpo i ndjeri Sokol nuk e realizoi që strukturat drejtuese të partisë nuk ishin më ato që i donte anëtarësia, sepse në humbje anëtarë dhe militantët e thjeshtë të parin që akuzojnë janë drejtuesit lokal dhe me radhë. Ky ishte faktori përcaktues i asaj gare. Edhe unë u çudita, pse e bëri këtë zgjidhje, e bëri vetë.

Ai i njihte strukturat në mënyrë të shkëlqyer, Sokoli, por nuk ishin ato që të bënin kryetar. Ato ishin ato të cilat anëtarësia i akuzonte si përgjegjëse për humbjen. Aq më tepër kur unë dhashë dorëheqjen.

Në kushtet e dorëheqjes time, anëtari më i thjeshtë thoshte kur ky (Berisha) dha dorëheqjen, ky duhet të ikë një minutë e më parë.

(d.d/BalkanWeb)


Komente ( 6 )



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.