SHKUP– Një ish politikan në Maqedoni është vrarë me thikë nga djali i tij.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Çedomir Kantarxhiev” në Shkup, ndërsa viktima është ish kryetari i degës së VMRO-DPMNE në komunën Kisella Vodë të Shkupit Lupce Trajcev 68 vjeç.

Mësohet se ai është qëlluar më thikë për vdekje nga djali i tij Ivco Trajcev 41 vjeç.

Ai është transferuar menjëherë në spitalin e qytetit në Shkup, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: