GJIROKASTER– Dy persona janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi ishin shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Seksioni i Hetimit të Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “SHQIPONJA”, pas një pune të mirëorganizuar është bërë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Ledion (Koka) Selimi, 30 vjeç, banues në Memaliaj pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë me vendim nr.41-2014-4300 (814) datë 18.12.2014, e ka dënuar me 8 (tetë) vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Gjithashtu është arrestuar edhe Edison Miçi, 22 vjeç, banues në fshatin Kodër, Tepelenë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër me vendim nr nr. 21-2017-494/92, datë 23.03.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb