Ndërron jetë në moshën 93-vjeçare ish-presidenti i Izraelit, Shimon Perez.
Perez i cili mori një goditje në tru para dy javësh ndërroi jetë gjatë natës. Pas kurave të para mjekët kishin folur për një gjendje të stabilizuar por të martën gjendja e Perez është përkeqësuar.

Kryeministri Benyamin Netanyahu e ka shpallur ditën e sotme një ditë zie.

Shimon Perez ka mbajtur disa detyra në shtetin e Izraelit por fama dhe popullariteti i tij u rrit pasi u zgjodh president i Izraelit në vitin 1997 duke u bërë ikona e Izraelit në botë.

Perez ka mbajtur më herët edhe postin e kryeministrit të vendit nga 1984-1992.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb