Presidenti turk dhe bashkëshortja e tij, Emine Erdogan do të interpretohen në film nga aktorët Reha Beyoglu dhe Ozlem Balci. Një film biografik, i shumëpritur prej kohësh për presidentin Recep Tayyip Erdogan, pritet të shfaqet në kinematë e Turqisë, disa javë përpara një referendumi kushtetues për të zgjeruar kompetencat e kreut të shtetit.

I titulluar “Reis” (“Kreu”), filmi, vepra e parë në kinematografi kushtuar jetës së Erdoganit, tregon rrugëtimin e tij nga fëmijëria, në lagjen e famshme ”Kasimpasa” në brigjet e Bririt të Artë, në Stamboll, me mandatin e tij si kryebashkiak i kryeqytetit nga 1994 deri në 1998.

Premiera e filmit parashikohet më 3 mars, ose gjashtë javë përpara referendumit të 16 prillit, për një reformë kushtetuse mjaft të diskutueshme që synon zgjerimin e kompetencave të presidentit turk, me forcim të konsiderueshme të autoritetit të Erdoganit.

Presidenti turk dhe bashkëshortja e tij, Emine Erdogan do të interpretohen në film nga aktorët Reha Beyoglu dhe Ozlem Balci, ndërsa Erdogan në moshën e fëmijërisë do të interpretohet nga Batuhan Isik Gurel.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb