HUNGARI- Ministri i Mbrojtjes i Hungarisë, Csaba Hende, ka dhënë dorëheqje, derisa kriza me migrantë vazhdon. Hungaria po përballet me fluks të madh migrantësh dhe refugjatësh, që ikin nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika.

Javën e kaluar, autoritetet hungareze kanë propozuar dërgimin e ushtrisë në kufij, nëse Parlamenti e miraton një veprim të tillë.

Kryeministri Viktor Orban, një anti-migrant i fuqishëm, ka pranuar dorëheqjen e Hendes, ndërsa detyrën i ka ofruar Istvan Simicskos, po ashtu anëtar i partisë së tij, Fidesz.
(ma.ar/rel/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: