Policia greke ka arrestuar dy shtetas shqiptarë në kufi. Gjatë kontrollit në autobusin e linjës Konicë-Janinë është ndaluar një shqiptar 32 vjeç, i cili kishte hipur në kufi në mjet.

Atij iu gjet me vete një pako që përmbante 450 gram marijuanë. Ndërkohë në Delvinaq është kapur një shqiptar 37 vjeç.

Ai ishte dënuar me 10 vjet burg për trafik droge por në tetor 2009 kishte marrë leje nga burgu i Grevenasa dhe nuk ishte kthyer më.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: