Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Kapet sasi e madhe droge në Janinë, në pranga dy shqiptarë

droge Greqi (2)

GREQI- Një sasi e madhe droge është kapur në dy operacione të policisë helene në Janinë. Bëhet fjalë për 103 kg drogë të sekuestruar.

Në operacionin e parë, u ndoq një mjet që vinte nga kufiri dhe u ndalua në Ionia Odo. Në mjet u gjetën dhe sekuestruan 52 kg marijuanë. Në pranga dy shqiptare 36 dhe 41 vjeç.

Në operacionin e dytë, u ndoq një mjet që vinte nga kufiri dhe u kap në vendin e quajtur Amfithea. Në mjet u gjetën dhe sekuestruan 51 kg marijuanë. Në pranga një grek 47-vjec dhe një shtetase gjeorgjiane 31-vjeç. Kujtojmë që në mëngjes në Igumenicë u kapën 108 kg marijuanë shqiptare.

(m.k/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.