“Sepse jeta jonë nuk është një pikëpamje dhe nuk ekziston bomba paqësore (Ermal Meta-Fabrizio Moro) #Sanremo2018”.

Ky është teksti i “Twitterit” që kardinali Gianfranco Ravasi ka zgjedhur nga vargu i këngës ‘Non mi avete fatto niente’, një ftesë për të mos patur frikë nga terrorizmi, që Ermal Meta dhe Fabrizio Moro sollën mbrëmjen e djeshme në garën e edicionit të 68-të të Festivalit të Sanremos, shkruan ata.

Për të tretin vit radhazi kantautori shqiptar Ermal Meta u ngjit në skenën e teatrit Ariston, por kësaj here në një duet me këngëtarin e njohur italian Fabrizio Moro. Kënga e tyre me titull “Non mi avete fatto niente”, përcjell një temë mjaft të rëndësishme e aktuale siç është frika ndaj rrezikut terrorist.

“Kënga jonë është një rebelim i njerëzimit ndaj frikës së terrorizmit”, kanë deklaruar dy këngëtarët.
Ata po udhëheqin bastet si të preferuarit për fitoren përfundimtare, por Ermal Meta dhe Fabrizio Moro do të rrezikonin eliminimin nga Festivali Sanremo. Problemi është refreni i këngës, “Ti nuk më ke bërë asgjë”, e cila është shumë e ngjashme me një këngë të paraqitur në Sanremo Giovani në 2016. Kënga e Meta dhe Moro, një ftesë për të mos pasur frikë nga terrorizmi, është nënshkruar, përveç nga dy artistët, gjithashtu nga Andrea Febo, tashmë në mesin e autorëve të këngës “Heshtja” e kënduar në vitin 2016 nga Ambra Calvani dhe Gabriele De Pascali.

Në tre netët e “Sanremo 2018” në kategorinë big do të garojnë 20 këngëtarë të njohur italianë, ndërsa në kategorinë e këngëtarëve të rinj do të garojnë 8 të tjerë.

Në natën e parë të Festivalit të prezantuar nga Claudio Baglioni, Michelle Hunziker dhe Pierfrancesco Favino, ishte i ftuar special Fiorello, ndërsa në dy netët e tjera të ftuar këngëtari britanik Sting, rapper Shaggy, kantautori amerikan James Taylor etj. Po ashtu mbrëmja e parë e Sanremos pati një shikueshmëri prej 11 milionë e 603 mijë telespektatorësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb