Mediat greke vijojnë të gërmojnë mbi rrjetin e trafikut të drogës të zbuluar 2 ditë më parë nga policia në një operacion që zgjati 48 orë dhe çoi në kapjen e një gomoneje me 1.6 ton drogë të nisur nga Shqipëria, duke nxjerrë informacione dhe foto të reja, ndërsa flasin për një bos të madh shqiptar.

Duke sjellë në mend filmin e Miami Vice me trafikantët e drogës dhe armët, me Policinë e Miamit, disa ditë më parë anti-droga dhe Roja Bregdetare greke çanë detin Jon pas një ndjekjeje si në një skenar filmash, ata arritën të çmontonin një kartel droge që trafikonte dhjetëra ton drogë në Itali, Greqi dhe Turqinë.

(Në foto Spiros Kardamis, biznesmeni 63-vjeçar grek nga Mykonos)

Spiros Kardamis
Spiros Kardamis

1.6 ton drogë u kapën nga autoritetet në brigjet e Kostandinopojës dhe autoritetet po kërkojnë “bosin e madh” që thuhet se është me origjinë shqiptare dhe jeton në një vilë në bregdet.

Hetimet e policisë kanë zbuluar se mafia shqiptare krijoi organizatën me qendër në Athinë dhe me përfshirje të grekëve të njohur. Bon Viveur, me gusto të shtrenjta, pasuri të madhe në Mykonos, kështu shfaqet Spiros Kardamis, biznesmeni i arrestuar që thuhet se financonte grupin.

Spiros Kardamis
Spiros Kardamis

63-vjeçari është një nga njerëzit kryesorë të historisë, ai që blinte gomonet për llogari të mafies shqiptare dhe i pagëzonte si turistike për të mos u dyshuar nga policia. Droga u ngarkuar në Shqipëri, përmes Korfuzit u fut në Greqi, do kalonte në Peloponez e do shkonte në plazhet e Stambollit.

“Kemi të bëjmë me një rrjet polietnik që bënte pune të mëdha në Shqipëri, Turqi dhe Itali”, thotë një oficer policie. 63-vjeçari iku nga shtëpia, mori dy pasaportat e tij, një greke dhe një italiane, pasi kishte studiuar e jetuar gjatë në Itali. Mori dhe një valixhe me rroba dhe aq para sa ju gjenden dhe shkoi në një hotel ku dhe u kap. Greku i dytë i arrestuar është rreth të dyzetave, pronar i një parkingu skafesh në Porto Rafti.

Spiros Kardamis
Spiros Kardamis

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb