TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me artikullin e gazetës franceze ‘Le Figaro’. Berisha theksoi se kjo ishte kartolina e fundvitit që kryeministri Rama sjell nga Franca për Shqipërinë.

MESAZHI I BERISHËS
Kartolina e fund vitit qe Noriega sjelle nga Franca per Shqiperine!
“Vend i tmerreshem nga korrupsioni”!
“Qeveri narkotrafike”!
“Shqiperia kampion per kerkesat per azil”!
Keto shkruan gazeta me e madhe franceze!

Nje titull gazete qe nuk eshte pare kurre qe nga koha e Enver Hoxhes! Kjo eshte merita e Edvin Kristaq Rames
‘Le Figaro’ për Tiranën: Vend i tmerrshëm nga korrupsioni, ka qeveri narkotrafiku
Media franceze godasin sot fuqimisht qeverinë e Edi Ramës për shqetësimin që ka krijuar Shqipëria me numrin më të madh azilkërkuesve. Rreth 20 për qind e të gjithë azilkërkuesve vijnë nga vendi kandidat i BE për shkak të “varfërisë, papunësisë, korrupsionit dhe klientelizimit…”.
Vendi drejtohet nga një qeveri e narko-trafikantëve që e ka kthyer vendin në një Kolumbi të Europës…
****
Ministri i Brendshëm i Francës ndodhet sot në Tiranë për ti paraqitur Kryeministrit Rama shqetësimin e madh që ka Franca me Shqipërinë, sepse 20 për qind e azilkërkuesve në Francë janë shqiptar. Ky lajm zë vend në të gjithë mediat dhe portalet franceze.
Gazeta e madhe Le Figaro shkruan se Shqipëria është vendi kampion për sa i përket numrit të azilkërkuesve. Në të shkruhet se “shqiptarët e rrallë që kalojnë filtrin për të fituar statusin e azilit në Francë janë ata që kanë dhënë prova se “janë të viktima të persekutimit”…”.
Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria, sipas Figaro, ka arritur në 2017 mbi 7000 vetë, një rritje me 135 për qind krahasuar me 2016.
Qëllimi i vizitës së Ministrit të Brendshëm është “për të rregulluar njëherë e përgjithmonë me Tiranën zyrtare çështjen e migrimit, të këtij vendi me 2,9 milion banorë, që s’është me i madh se Bretanja dhe nga i cili kanë emigruar 1/3 e popullsisë për tu vendosur në Europë. Ministri francez do të kryejë një vizitë maratonë dyditore në kryeqytetin e këtij vendi të tmerrshëm, të minuar nga opinionet për korrupsion….”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: