TIRANE-Derbi i veriut mes Vllaznisë dhe Laçit dhuroi ditën e sotme shumë emocione. Një gol që konfirmon momentin pozitiv të shkodranëve që arritën te fitorja e katërt rresht.
Ky është momenti (ne foto) kur trajneri i Vllaznisë, italiani Baldo Ranieri, feston fitoren kundër Laçit me rezultatin 1-0  në ndeshjen e luajtur në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës për javën e 16 të Superligës shqiptare.
Po ne ndeshjet sot, Dinamo rikthehet te fitorja pas 3 rezultateve negative. Ekipi i drejtuar nga Dritan Mehmeti fituan sot ndaj Luftetarit me rezultatin 1-0 me gol të Imamit. Kryeqytetasit ta shohin veten në kuotën e 16 pikëve , po aq sa Sopoti. Ndërkohë te fitorja rikthehet edhe Lushnja e cila ka mundur Bylisin me përmbysje me 3-2. Mamurrasi ka mposhtur pastër Kastriotin 2-0 falë një dopiete të Fonsekës. Ndërkohe Besa dorëzohet në Pukë përballë Tërbunit ku mundet me rezultatin 2-1. Butrinti ka shkatëruuar 4-0 Sopotin duke e rikhyer me ‘kembe ne toke’. Beslidhja bie në Burrel ku mposhtet 2-1. Naftëtari dhe Pogradeci ndahen në barazim 0-0. Dhe Shkumbini mposht 2-1 Tomorin.

Grupi A

MAMURRASI – KASTRIOTI 2-0
Golat: Fonseka 18′ 68′

BURRELI – BESLIDHJA 2-1
Golat: Tirani 28′ Rapo 85′ Hoxha 3′

TERBUNI – BESA 2-1

Grupi B

BUTRINTI – SOPOTI 4-0
Golat: Meta 33′ Dhrami 39′ Raboshta 70′ 88′

DINAMO – LUFTETARI 1-0
Golat: Imami 65′

LUSHNJA – BYLIS 3-2
Golat: Cela 50′ Dervishi 62′ (pen) 65′ (pen) Shehaj 30′ Hoxha 35

NAFTETARI – POGRADECI 0-0
Golat: ska

SHKUMBINI – TOMORI 2-1
Golat: Isai 10′ (pen) Lluca 72′ Sharavolli 4′
(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb