DURRES- Në vilën trekatëshe, në zonën e Golemit, ku banon familja Pisku janë hapur dyert e mortit.

Banesa ku jetojnë pesë djemtë e familjes Pisku po bëhet gati për të përcjellë kryefamiljarin Xhemil Pisku dhe nusen e shtëpisë Edlirën, të cilët u përplasën nga një makinë mëngjesin e sotëm, teksa prisnin në stacion, te Mali i Robit”, për të udhëtuar drejt Beratit.


Gazetarja Klodjana Haxhiaj që ka qënë pranë familjes, e ka përshkruar situatën për “BalkaNëb si tejet të rëndë. Ajo ka mundur të diskutojë me një nga familjarët, ndërsa thotë se “Situata atje ishte dramatike, e gjithë familja Pisku ishte e zhytur në zi”.

Mes lotëve, e zonja e shtëpisë dëgjohej teksa bërtiste, “Kë të qaj më parë…nusen që më la dy fëmijë jetim apo tim shoq”.

aksidenti 544

Mësohet se automjeti tip “Toyota” i ka kapur në befasi tre anëtarët e familjes Pisku që ishin nisur për në Berat, aty ku Edlira do të takohej me gjyshen e sëmurë rëndë.
Kur ka parë makinën me shpejtësi që po iu afrohej, 34-vjeçarja mësohet të ketë mbrojtur me trupin e saj të birin, i cili raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Traumës.

Dëshmitarët në vendngjarje thonë se përplasja ishte aq e fuqishme sa për larë gjurmët e gjakut në asfalt, është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb