SHBA – Christina Aguilera i ka publikuar disa fotografi shumë të nxehta, në të cilat ka pozuar nga vaska e banjës. Këngëtarja i ka postuar tre fotografi në Instagram, në të cilat shfaqet në poza provokuese.

C_2_fotogallery_3086017_2_image

37-vjeçarja shfaqet e zhveshur në fotot, që i ka publikuar në profilin e saj ku numëron mbi 4.5 milionë ndjekës. Sidoqoftë, ajo është kujdesur që me ndihmën e shkumës të mbulojë pjesët intime të trupit të saj.

C_2_fotogallery_3086017_1_image

Në një tjetër foto ka pozuar nga prapa, ku i shihet vetëm shpina, ndërsa në pozën më të nxehtë ka mbuluar gjoksin me duar. Christina është nënë e dy fëmijëve, një djali 10-vjeçar dhe një vajze 3-vjeçare, dhe është e martuar me 32-vjeçarin Matthew Rutler.

C_2_fotogallery_3086017_0_image

Djalin e saj, Max e ka nga lidhja me Jordan Bratman, me të cilin ishte e martuar gjatë viteve 2005-2011.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb