SHBA- Kim Kardashian nuk ndalet së befasuari. Sot ajo ka konfirmuar se ajo është një admiruese e madhe e seksit.

Ylli i televizionit ka bërë një deklaratë bombë për “Mirror” ku shprehet se ajo ka kryer 500 herë marrëdhënie seksuale brenda një dite. Nuk e dimë a ti besojmë, por edhe si shaka, kjo është e tmerrshme.

34-vjecarja i bëri këto deklarata në trajlerin e serisë më të fundit të “Keeping Up With The Kardashians”. E tmerruar sigurisht ka qënë edhe motra e saj më e re Khloe.

Kim thotë se ka qenë shumë e zënë në dhomën e gjumit me bashkëshortin Kanye West pasi dëshironte të kishte një fëmijë. Kjo nuk është hera e parë që motrat flasin hapur për jetën seksuale të Kim-it. Më parë Kim la të kuptohet se ajo dhe Kanye kishin bërë dashuri në banjë, gjatë një seti fotografik.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: