Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Kinë, gruaja shtypet dy herë nga makinat, asnjë s’e ndihmon, pamje tronditëse

gruaja shtypet

Në ditët e kaluara është publikuar një video, e cila ka tronditur mbarë opinionin në rrjetet sociale.
Pamjet që i përkasin 21 prillit të këtij viti, janë filmuar në një kryqëzim të metropolit me pothuajse 8 milion banorë të Zhumadian, në provincën e Henan, në Kinë.

Në pamje shfaqet një grua që ndodhet në vijat e bardha dhe merret përpara nga një makinë me shpejtësi të madhe.

Vajza mbetet në asfalt, pasi goditet nga taksia dhe të gjithë qëndrojnë indiferent duke mos i dhënë asnjë ndihmë asaj.

Vajza vdes në vend dhe videoja është censuruar ndërkohë nga autoritetet kineze, sipas shumë përdoruesve të cilët në rrjetet sociale e komentojnë ashpër këtë gjest si një provë e imoraliteti të një shoqërie të tërë.

Sipas blog-ut Shanghaiist të dy shoferët janë ndaluar dhe arrestuar nga policia.
(da.xha./BalkanWeb)


Komente ( 1 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .