FIER – Pronari i një lokali në Fier ka rënë në prangat e policisë, pasi u denoncua nga një klient se nuk u pajis me kupon tatimor. Sipas policisë, arrestimi i Gani Berishës, 57­vjeç është bërë në flagrancë në kuadër të operacionit “Informaliteti”. “Më datën 08.09.2015, rreth orës 11:15 është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi E.Xh, 34 vjeç, pasi rreth orës 11:00, në lagjen “11 Janari”, Fier, në lokalin në pronësi të shtetasit Gani Berisha, ka konsumuar ushqim dhe nuk është pajisur me kupon tatimor”­ – thuhet në njoftimin e policisë së Fierit.
Policia sqaron se nga verifikimet e kryera rezultoi se lokali nuk është i pajisur me kasë fiskale si dhe nuk përdorte as dëftesë tatimore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: