Në prag të ditës ndërkombëtare të Autizmit, futbollistët e përfaqësueses sonë të futbollit i janë bashkuar kauzës ndërgjegjësuese të Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” për më shumë mbështetje dhe integrim ndaj fëmijëve dhe individëve që jetojnë me çrregullimin e spektrit autik.

Gjithsesi ky nuk ka qenë gjesti i vetëm për t’u përshëndetur i kombëtares në ditën e sotme.

Pak çastë më parë, para se të niste seanca stërvitore e pasdites, djemtë kuqezi i kanë dhuruar emocione të forta një djaloshi me aftësi të kufizuara. Ai u fut në fushën e stërvitjes me karrigen me rrota, ku ndenji për pak çaste me idhujt e tij të Shqipërisë me të cilët shkrepi edhe disa foto.
222222
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb