TIRANE– Komedia “Pushteti i grave”, një nga premierat më të suksesshme, që një javë më parë u ngjit në skenë me regji të Spiro Dunit do të vijojë të shfaqet nga mbrëmja e kësaj të mërkure më 19 prill duke vijuar edhe në datat 20, 21, 22 dhe 23 prill.

Spiro Duni e ka mbështetur këtë komedi mbi veprën e Aristofanit, por ai e ka sjellë në kohë, duke satirizuar problemet aktuale të politikës. Regjisori ka ruajtur me shumë kujdes shijen e kohëve antike dhe stilin e Aristofanit.

“Pushteti i grave” këtë javë është bërë një nga premierat më tërheqëse për publikun. Java e parë e premierës ka qenë suksesshme.

Në komedinë “Pushteti i grave” luajnë aktorët Flaura Kureta, Naun Shundi, Helidon Fino, Laert Vasili, Rajmonda Bulku, Elia Zaharia, Ligoraq Riza, Sokol Angjeli, Ardian Cerga, Krafil Shena, Andon Koço, Gladiola Harizaj, Niada Saliasi, etj.

Batutat, humori, muzika dhe komunikimi me publikun kanë qenë në nivelin më të mirë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: