TIRANË- Komisioni i Ligjeve është mbledhur ditën e sotme për të vlerësuar kandidaturat për postimin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm. Pasi ka zhvilluar dëgjesat me kandidatët dy ditë më parë, Komisioni parlamentar do të miratojë raportin për seancën plenare të 18 dhjetorit, ku do të zgjidhet edhe Kryeprokurori i ri.

Deputeti socialist Bledi Çuçi ka lexuar para anëtarëve raportin e Komisionit të Ligjeve për kandidatët, ku vlerësohen kushtet dhe kriteret ligjore të meritës së secilit prej tyre. Në fjalën e tij, deputeti Çuçi tha se Komisioni për vlerësimin e kandidaturave, ka marrë informacion edhe nga ILDKPKI dhe Autoriteti i Dosjeve. Sakaq ai ka dhënë vlerësimet për secilin prej kandidatëve.

Sipas raportit, kriteret e vendosura i plotësojnë tre kandidatë: Arta Marku, Ermira Tafani dhe Ferdinand Elezi.

VLERESIMI PER KANDIDATET
Nga shqyrtimi për kriteret e përmbushura për Arqile Koça rezulton se përmbush kushtin formal, me 15 vite përvojë pune; kushtet dhe kriteret për funksionimin e prokurorisë për integritetin profesional dhe moral; sa i takon raportit të konfliktit të interesave përmbush kriteret; por nuk ka gradë shkencore.

Kandidatja Arta Marku rezulton se përmbush kushtet e kriterit ligjor për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë, ka titullin magjistratë, dhe përmbush edhe kriterin e vjetërsisë në punë, me 15 vite përvojë; përmbush kushtet ligjore për integritetin moral dhe profesional; po kështu edhe materialet nga ILDKPKI dhe Autoriteti i Dosjeve i përmbush kushtet; edhe sa i takon vlerësimit profesional rezulton se i ka marrë të gjitha vlerësimet.

Kandidati Artur Selmani përmbush kushtin formal me 15 vite pune si prokuror, plotëson pjesërisht kushtet për organizmin dhe funksionimin e prokurorisë që lidhen me integritetin moral dhe profesional të kandidatit, për ketë i referohemi dokumentit të dorëzuar nga ILDKPKI. Plotëson kriteret sa i takon dokumentacionit të ardhur nga Autoriteti i Dosjeve, por ka nj masë disiplinore gjatë ushtrimit të funksionit si prokuror; si dhe nuk ka gradën shkencore në këtë fushë.

Kandidati Besnik Muçi plotëson kushtet e kriterit ligjor për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë; përmbush kushtet ligjore për integritetin moral dhe profesional; po kështu edhe materialet nga ILDKPKI dhe Autoriteti i Dosjeve i përmbush kushtet; nuk përmbush kushtin e vjetërsisë në punë, pasi ka 14 vite punë si prokuror.

Kandidati Ferdinand Elezi rezulton se përmbush kushtet e kriterit ligjor për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë; përmbush kushtet ligjore për integritetin moral dhe profesional; po kështu edhe materialet nga ILDKPKI dhe Autoriteti i Dosjeve i përmbush kushtet; edhe sa i takon vlerësimit profesional rezulton se i ka marrë të gjitha vlerësimet.

Kandidatja Ermira Tafani përmbush kushtet e kriterit ligjor për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë; përmbush kushtet ligjore për integritetin moral dhe profesional; po kështu edhe materialet nga ILDKPKI dhe Autoriteti i Dosjeve i përmbush kushtet; edhe sa i takon vlerësimit profesional rezulton se i ka marrë të gjitha vlerësimet.

Kandidati Granit Shahu nuk përmbush kushtin e vjetërsisë si prokuror; nuk përmbush kushtet e kriterit ligjor për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë; si dhe kushtet ligjore për integritetin moral dhe profesional; për këtë shikoni materialet nga ILDKPKI dhe Autoriteti i Dosjeve.

KOMISIONI I LIGJEVE NIS VLERËSIMIN E KANDIDATËVE PËR KRYEPROKUROR, ILDKP SJELL DOSJET
Komisioni i Ligjeve ka nisur mbledhjen me dyer të mbyllura ku do të bëhet konsultimi për vlerësimin e kritereve për shtatë kandidatët që kanë aplikuar për postin e Kryeprokurorit të përkohshëm.

Por ashtu si në seancën ku u dëgjuan të gjithë prokurorët që garojnë për Kryeprokuror, opozita nuk ka marrë pjesë. Gazetarja Marsela Karapanço raportoi për “BalkanWeb” se ndërkohë mbledhja e komisionit të ligjeve është ndërprerë për disa minuta pasi ILDKP ka sjellë dosjet për çdo kandidat.

Kreu i Komisionit Ulsi Manja ka kërkuar kohë për të shqyrtuar dosjet e ILDKP për çdo kandidat. Mbledhja pritet të rinisë në orën 12:00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb