Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përkujtoi sot viktimat e luftës së fundit në Kosovë. Nga fshati Hoçë e Madhe të komunës së Rahovecit dhe në Suharekë Thaçi bëri thirrje për pajtim në Kosovë dhe ndriçimin e së vërtetës për viktimat e luftës së viteve 1998-1999
“Vumë lule në këtë përkujtimore për 84 qytetarë serbë të Kosovës për të përkujtuar viktimat, pa dallim nacionaliteti. Jemi këtu për të kërkuar të vërtetën dhe për të kërkuar pajtim ”, tha presidenti Thaçi.

Presidenti i Kosov shtoi se “për pajtim, secili prej nesh duhet ngritur mbi vetveten dhe se kjo duhet të bëhet në emër dhe në shërbim të së ardhmes demokratike të Kosovës”.

Ai kërkoi që sa më parë të zbardhet fati i të zhdukurve. Në komunën e Suharekës Thaçi nderoi familjen Berisha, dhjetëra anëtarë të së cilës ishin vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovës duke bërë thirrje për drejtësi dhe për ndriçimin e plotë të çështjes së të zhdukurve në Kosovë.

Ndërsa kanë kaluar 17 vjet nga luftë, ende nuk dihet asgjë për fatin e rreth 1 mijë e 600 personave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb