Slavko Simic, lider i Listës Serbe, ka thënë se Haradinaj nuk mund ta formojë qeverinë, sepse, siç ka theksuar është i vetëdijshëm se Lista Srpska, bashkë me Qeverinë e Serbisë, drejtohet në mënyrë institucionale e politike dhe se nga ne varet nëse do të formohet ose jo Qeveria e Kosovës.

Ai ka deklaruar se kjo listë nuk do të bëjë kompromise me liderët politikë shqiptarë të Kosovës dhe se “pa kompromis” do ta mbrojë integritetin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit si dhe integritetin e sovranitetin e Serbisë.

“Haradinaj nuk është i përqendruar për pajtim e besim, por vetëm jep deklarata të papërgjegjshme e jo kompetente”, ka thënë lideri i Listës Srpska.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb