Duke refuzuar një ofertë nga politikanët kryesorë të Bashkimit Evropian, kryeministrja britanike, Theresa May deklaroi se heqja dorë nga Brexit nuk përbënte më një opsion.

“Ne po largohemi nga Bashkimi Evropian, por jo nga Evropa”, deklaroi May për gazetën më të shitur gjermane ”Bild”.

”Nuk do të ketë një referendum të dytë për Brexit, ndërkohë që Britania e Madhe mbetet e vendosur ndaj mbrojtjes dhe sigurisë së Evropës. Në asnjë mënyrë Londra nuk kërkon të prishë urat me Brukselin”, theksoi ajo.

Në fillim të kësaj jave, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker thanë se Bashkimi Evropian mbetej i hapur nëse Londra ndryshonte mendim.

Sipas procedurave, pritet që Britaniae Madhe të largohet nga BE më 29 mars 2019.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: