SERBI-Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç ka folur pas deklaratave për një darkë të fshehtë mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandar Vuciç.

“Nuk jam zëdhënëse e Presidentit. Pyeteni kabinetin e tij”- ka thënë Bërnabiç kur është pyetur rreth darkës së Thaçit me Vuçiç për të cilën Vuk Jeremic thotë se eshte bere në Paris.

Bërnabiç ka kujtuar se në të kaluarën Jeremiç nuk ka pasur gjithmonë të drejtë. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Jeremiç tha se Thaçi e Vuçiç po takohen në Nju Jork, pas Parisit.

“Pas një darke të fshehtë, të martën e kaluar, në Paris, Hashim Thaçi përsëri ndodhet në rrugë. Aktualisht është në Nju-Jork. Edhe një pyetje, Aleksandar Vuçiq: A jeni në të njëjtin hotel?”, ka shkruar Jeremiq, në Twitter, të hënën.

Ndërkohë sot Thaçi ka takuar kryeministrin Ramush Haradinaj, sipas njoftimit nga Zyra e Presidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: