Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka akuzuar krerët e opozitës për shtirje në prezantimin e pretendimeve të tyre sa i takon vijës së demarkacionit me Malin e Zi.
“Ata që trumbetonin dhe gati e dogjën Kosovën se po humbim mbi 8 mijë hektarë nga shënimi i vijës kufitare me Malin e Zi, sot po dalin kundër matjes së territorit, sepse sipas tyre Kosova nuk ka kufij”, ka thënë Isa Mustafa.
Sipas tij, rrjedhimisht shtrohet pyetja: Si e matën ata Kosovën (pa kufij) për të akuzuar se po humb territor, nëse kjo matje nuk qenka e mundur të bëhet?
“Kosova i ka kufijtë e trashëguar, prandaj të ashtuquajturit ekspertë të gënjeshtrave dhe zëdhënës të kauzës së rremë politike janë sfiduar dhe janë zënë ngushtë me iniciativën për matjen e territorit të Kosovës. Këta po i bëjnë një dëm të madh sovranitetit shtetëror të Kosovës!”, ka thënë Mustafa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb