Teuta ka fituar me rezultatin 2-0 takimin e dytë të fazës çerekfinale kundër Vllaznisë duke kaluar në raundin tjetër dhe rritur shpresat për një kualifikim të mundshëm në kupat e europës.

Ndeshja e parë e luajtur në “Loro Boriçi” pati përfunduar në favor të shkodranëve me rezultatin minimal 1-0. Sot, durrsakët e patën mjaft të vështirë për të gjetur golin, madje rrjeta e parë është realizuar në minutën e 82-të me anë të një 11-të metërshi. Nuk kanë kaluar as dy minuta dhe në të 84-ën ka ardhur dhe goli i dytë. Një goditje e befasishme për Vllazninë e cila “bie” në Durrës në harkun kohor të vetëm 3 minutash.

Tashmë Teuta do të presë hedhjen e shortit për të mësuar kundërshtarin e rradhës në gjysëmfinale, short i cili mund ta vërë përballë, Skënderbeut, Tiranës ose Besëlidhjes.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb